Më 12 Qershor të vitit 1999 trupat e NATOS-s hynë në Kosovë duke i dhënë fund pushtimit serb.
Futja e trupave të aleancës erdhi pas 78 ditësh bombardime ndaj objektivave ushtarake të Serbisë e cila solli dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 9 qershor të 1999-s.
Sllobodan Millosheviç u detyrua të tërhiqet ndërsa lufta afro dy-vjeçare solli pasoja të rënda për shqiptarët e Kosovës.
Mbi 13 mijë civilë të vrarë, 20 mijë gra dhe vajza të dhunuara seksualisht dhe 1600 të zhdukur, kërkimi për të cilët vijon dhe sot e kësaj dite. Aktivitete të shumta janë parashikuar të mbahen ditën e sotme, ndërkohë që ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton rikujtoi këtë datë solemne duke shkruar në platformën “X” se ndihet krenar për atë që bëri për Kosovën.