“Korrupsioni Transnacional dhe kultura e mohimit”, është tituli i librit që ka për autor ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ky i fundit shkroi në rrjetet sociale se libri është nxjerrë në shitje në “Amazon” ndërsa në të sipas tij jepen dhe arsyet e shpalljes non-grata dhe pasqyrohet persekutimi politik i ushtruar ndaj tij nga pushteti aktual.
Sali Berisha publikon librin menjëherë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike, ndërkohë që libri do të kushtojë 1.99 dollarë. Sipas Berishës, të ardhurat e fituara nga libri do të shkojnë për fondacion e gruas së tij e cila ndihmon fëmijët në nevojë.
“Të dashur miq, libri “Korrupsioni Transnacional dhe kultura e mohimit- Rasti i ish-Kryeministrit të Shqiperisë Sali Berisha: Nga nongrata në SHBA dhe BM, tek persekutimi politik ilegal, gjendet tani në Amazon.com si një e-book (Kindle). Është vendosur çmimi më i ulët i mundeshëm 1,99$ mbasi platforma nuk pranon produkte pa çmim, dhe të ardhurat e krijuara nga shitja do t’i kalojnë “Fondacionit Femijët Shqiptar”.
Ftoj bashkëkobmasit tanë në SHBA, Mbreterinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe kudo që ndodhen në emigracion dhe Diasporë të shpërndajnë këtë libër tek miqtë e huaj të tyre dhe të Shqipërisë, që ata të njihen me të vërtetën se çfarë po ndodh në vendin e tyre, me njërin prej kombeve më perëndimorë.
Në rrafshin politik një diktaturë për instalimin e saj të plotë duhet të ndërmarrë: Arrestimin e liderit të opozitës dhe nxjerrjen jashtë ligji të partisë kryesore të opozitës. Me ndihmën e korrupsionit transacional, të parën, kreu i narkoshteti të Shqiperisë Edi Rama e ka realizuar, për të dytën ai po bën gjithçka që ta realizojë” – shkruan Berisha.