Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku mësohet se do të merret në pyetje nga ana e prokurorit Sotir Kllapi.
Kreu aktual i Partisë së Lirisë do të pyetet rreth çështjes së lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ish-partia e Metës (LSI), si dhe për shpenzimet e familjes Meta, përfshirë dhe disa ndërhyrje të pretenduara estetike nga ana e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.