Shumë qytetarë të Kosovës pritën të shihnin arsenalin e armëve moderne të Forcës së Sigurisë se Kosovës në paradën e djeshme për 25-vjetorin e çlirimit.
Megjithatë, asnjë nga pajisjet nuk u pa, përpos parakalimit tradicional të trupës së këmbësorisë.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha për KosovaPress se ekspozimi i armatimit të rëndë në parada ushtarake nuk është një model Perëndimor, por shfaqe tipike e autokracive të Lindjes.
“Ka pas shumë armë ndryshe nga hera e kaluar, tre kuadrate kanë qenë me mitraloz të rëndë, pastaj pajisjet tjera personale si kamerat në helmete. Kurse, automjete, drone dhe tjera nuk demonstrojmë në parada, sepse janë format më shumë i lindjes, jo vendeve të NATO-s.” -tha ai