Kryeministri i Kosoëvës priti në zyrën e tij ish- drejtuesin e misionit të OSBE-së gjatë periudhës së luftës së Kosovë i cili ishte i pari që dokumentoi masakrën e Reçakut para opinionit publik botëror.

Albin Kurti shkroi në rrjetet sociale se Uilliam Uoker mbetet një mik i madh i Kosovës dhe se roli i tij gjatë luftës ishte përcaktues në zhvillimet e mëvonshme. 

“Ngjarjet në Kosovë kanë ndodhur para epokës së mediave sociale, kështu që pa vullnetin dhe integritetin e njerëzve dhe organizatave si ambasadori Ëalker dhe OSBE, historia mund të kishte marrë një kthesë edhe më të rëndë. Në kohët tona më të errëta, ai i shpalli botës të vërtetën e plotë dhe të panjollosur për regjimin e Millosheviqit”- ka shkruar Kurti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *