Sonte në “Allianz Arena” të Mynihut, Gjermania pret Skocinë në ndeshjen hapëse për Kampionatin Evropian. 

“Pancerat” kërkojnë triumfin në shtëpi ndaj malësorëve skocezë ndërsa tekniku Julian Nagelsman vlerësoi shpirtin luftarak të rivalëve, por theksoi se detyra e të besuarve të tij është vetëm fitorja. 

Stivi Klark beson se djemtë e tij mund të befasojnë Gjermaninë në sfidën jubilare në shtëpi.

Trajneri skocez u shpreh se ka në organikë lojtarë me cilësi që dinë të përballojnë presionin dhe të lënë gjurmë në ndeshje me kaq shumë peshë. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *