Burime nga spitali privat në Athinë ku mbahet avokati Sokol Mëngjessi pohojnë se gjendja e tij është përmirësuar dhe se ai ka dalë nga intubimi.
Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit në zonën e ish-Bllokut nga një grup personash pas një debati të mëhershëm lidhur me një çështje pronësie.
Dorian Alia, 32-vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21-vjeç (në kërkim); Elton Kasaj (në kërkim), 33-vjeç dhe Romario Tabaku, 26-vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre.