Fantazisti shënoi një gol historik në humbjen 2-1 ndaj Italisë në përballjen e parë në grup ndërsa beson se sfida e 19 qershorit ndaj kroatëve do të shfaqë një Shqipëri tjetër në fushën e lojës.
“Ndaj Italisë u tërhoqëm shumë menjëherë pas golit dhe kjo na kushtoi. Nuk është e thjeshtë të luash ndaj tyre, të mos harrojmë se janë kampionët në fuqi.
Duhet të përgatitemi për ndeshjen me Kroacinë dhe ta harrojmë këtë humbje. Besoj shumë se ndaj kroatëve do të luajmë një ndeshje krejt ndryshe. Duhet të besojmë deri në fund.” – u shpreh Bajrami.