Etrit Berisha pritet të jetë titullar në portë në vend të Strakoshës, ndërkohë që Balliu mund të marrë vendin e Hysajt në të djathtë pasi mbrojtësi shkodran mori kritika të shumta për paraqitjen ndaj Italisë. Ardjan Ismajli pritet të marrë vendin e Arlind Ajetit përkrah kapitenit Gjimshiti.
Jasir Asani dhe Taulant Seferi po ashtu pritet ta nisin nga stoli ndërsa vendet e tyre do të merren nga Arbër Hoxha në krah të djathtë dhe Qazim Laçi në qendër. Nedim Bajrami mund të luajë në të majtë të mesfushës.
Dilema mbetet në repartin e sulmit nëse Silvinjo do e nisë sërish me Brojën apo Manajn nga minuta e parë. Ndaj kroatëve pritet të ketë minuta dhe për Dakun.