Tifozët e Shqipërisë dhe ata të Kroacisë kanë ofruar një atmosferë të shkëlqyer në rrugët, kafenetë dhe restorantet e Hamburgut. Ata janë parë së bashku në këto ambiente duke dëshmuar raportet shumë të mira mes dy tifozerive.
Tifozët mbanin mbishkrime në bluza ku theksohet miqësia dhe vëllazëria shqiptaro-kroate.