Nënsekretari amerikan i shtetit, Derek Chollet, njoftoi se ka biseduar në tëlefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku i ka kërkuar këtij të fundit të shtyjë afatin e gjobave për atomjetet e serbëve dhe të fokusohet në çështjet e dialogut si e vetmja zgjidhje për normalizimin e raporteve me Serbinë. “Kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shmangien e përshkallëzimit të situatës. Shtyrja e gjobave për targat, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun me Serbinë janë rruga më e mirë për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.”- shkroi Chollet në Tuiterin e tij.
Bisedën me zyrtatin amerikan e konfirmoi dhe kryeministri, Albin Kurti, i cili theksoi se temë e bisedës ishte dhe nevoja e njohjes reciproke me Serbinë dhe që kjo temë të jetë në qendër të dialogut. Të dielën, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq mund të takohen në Bruksel në përpjekjen e radhës për gjetjen e një zgjidhje rreth situatës së tensionuar në veriun e Kosovës.