Përfaqësuesi për Politikë të Jashte i BE-së kërkoi heqjen e masave ndaj Kosovës në një raport të hartuar prej tij për vendet e unionit. 

“Duke marrë parasysh hapat që ka ndërmarrë Kosova drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit të vitit 2023, përfaqësuesi i lartë i rekomandon Këshillit që të marrë qëndrimin e heqjes së masave ndaj Kosovës, në të njëjtën kohë duke respektuar prerogativat institucionalë.” – thuhet ndër të tjera në raportin e Jozef Borrel.

Bashkimi Evropian me një vendim kontrovers sanksionoi Kosovën pas përplasjeve të forta me Serbinë si pasojë e krizës në veriun e Kosovës.

Qeveria e Kosovës i ka cilësuar këto masa si të padrejta duke kërkuar vazhdimisht heqjen e tyre. Me heqjen e mundshme të masave, Kosova do të përfitonte mbi 300 milionë euro nga projekte dhe grante të ndryshme. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *