Zvicra barazoi 1-1 me Skocinë në një ndeshje shumë të luftuat dhe me raste për të dy ekipet.
Goli për helvetikët u shënua nga Xherdan Shaqiri i cili realizoi një kryevepër me një goditje nga jashtë zonës e cila u ndal në trekëndëshin e portierit skocez.
Me këtë gol, Xherdan Shaqiri hyn në librin e historisë së futbollit pasi ka arritur të shënojë në Botërorin 2014, Evropianin 2016, Botërorin 2018, Evropianin 2020, Botërorin 2022, Evropianin 2024.