Ish-presidenti, Ilir Meta deklaroi të enjten se ka nisur procedurën e divorcit me bashkëshorten, Monika Kryemadhi.
Meta nuk dha shpjegime lidhur me vendimin e tij ndërsa Monika Kryemadhi reagoi një ditë pas pohimeve të Metës.
Kryemadhi tha për “Zëri i Amerikës” se nuk e ka një shpjegim për vendimin e Ilir Metës dhe se pret të mësojë nga ky i fundit motivet që e shtynë drejt këtij vendimi.
Përplasjet mes çiftit janë shpeshtuar kohët e fundit deri në akuza publike ndaj njëri-tjetrit.
Ilir Meta qëndroi së fundmi për tre orë në SPAK, ndërkohë që çifti i pranishëm prej gati tre dekadash në jetën politike duket se po projekton rrugë të ndryshme për të ardhmen.