Klubi rus me anë të një komunikate njoftoi se ka përgatitur masë disiplinore dhe financiare për sulmuesin e kombëtares shqiptare pasi ky i fundit u bashkua me koret e tifozëve në fundin e ndeshjes ndaj Kroacisë.

“Sulmuesi Mirlind Daku ka kryer thirrje ofenduese pas ndeshjes së EURO 2024 të ekipit kombëtar të Shqipërisë ndaj Kroacisë.

Klubi jonë merr përgjegjësinë për çfarë ka ndodhur. FC Rubin përfaqëson një ekip multinacional, dhe gjithmonë i përputhet parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar në mënyrë kategorike çdo formë diskriminimi apo fyerje në bazë kombëtare, fetare apo racore.

Pas kthimit në ambientet e klubit, ndaj futbollistit do të aplikohen sanksione disiplinore dhe financiare. Një bisedë shpjeguese do të mbahet gjithashtu me lojtarin në klub, për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen.”- shkruhej në njoftimin e klubit të Rubin Kazan.

UEFA po ashtu pritet të marrë një vendim për sulmuesin shqiptar pas koreve të tij të cilësura si raciste.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *