Franca barazoi pa gola ndaj Hollandës duke bashkëndarë kryesimin e grupit me tulipanët ndërsa sërish ra në sy paraqitje e shkëlqyer e Ngolo Kante në mesfushë.
Mesfushori shkatërrues u përzgjodh sërish si lojrari më i mirë i ndeshjes për gjelat.
Grumbullimi i Kante nga ana e teknikut Didier Deshamp ngjalli shumë polemika pasi lojtari cilësohej si i “mbaruar”, por fusha e lojës po i jep të drejtë Deshampit.