Sonte në orën 19:00 do të protestohet para ministrisë së Shëndetësisë pas publiikmit të skandalit në Spitalin Onkologjik pranë qendrës spitalore “Nënë Tereza”.
Gjykata e Tiranës caktoi 7 urdhërarresti shtëpiak dhe detyrim paraqitje për disa nga mjekët e këtij spitali pasi sipas organit të akuzës ata kishin shpërdoruar detyrën.
Në akuzë thuhet se mjekët nuk i ofronin shërbimet e përcaktuara me ligj në spitalin shtetëror duke i orientuar pacientet drejt klinikave private.
Po ashtu ata akuzohen se i orientonin pacientët në farmaci me lidhje klienteliste të afërta me ta për të blerë ilaçe të kushtueshme pa pullë fiskale dhe me kod të prishur.
Protesta mbahen me moton “Viktima e radhës mund të jesh ti.”