Presidenti i FSHF-së, Armando Duka deklaroi para Evropianit se rinovimi me trajnerin brazilian ishte formalitet, por situata aktuale nuk duket se i përgjigjet pretendimit të Dukës.
Firma e rinovimit ende nuk ka ardhur. Pas sfidës me Spanjën tekniku brazilian dha sinjale të qarta se kërkon të pushojë dhe të marrë kohë për të qartësuar idetë dhe planet e së ardhmes.