Kryeministri hollandez do të pasojë Jens Stoltenberg në krye të Aleancës së NATO-s pasi mori mbështetjen e vendeve anëtare për këtë funksion. Rute ishte në garë me presidentin rumun, Klaus Johanis i cili u tërhoq pasi nuk arriti të siguronte mbështetje.
Kandidatura e Rute-s u pa me skepticizëm nga disa shtete brenda paktit ushtarak më të madh në botë pasi ai njihet si një nga kritikët më të ashpër të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Kryeministri hollandez u zotua se do tëaushtrojë me përgjegjshmëi këtë funksion në këto kohë shumë të trazuara për botën. Rute do të marrë detyrën më 1 tetor ndërsa Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO-s pas 10 vitesh.