Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit. Problematike paraqitet situata në qarkun e Shkodrës ku raportohet të jetë përmbytur një sipërfaqe prej 400 hekltarësh në Fushën e Muriqanit. Prezencë të ujit nga përmbytjet ka dhe në fshatrat Gur I Zi, Shtirq dhe Dajç. Probleme dhe në Vaun e Dejës ku disa rrugë janë përmbytur, ndërsa energjia elektrike mungon në të gjitha zonat ku raportohen probleme. Dalja e përronjve nga shtrati raportohet në Theth dhe Malësi të Madhe, ndërsa në Velipojë dhe Bërdicë kanalet kulluese janë të bllokuara nga mospastrimi prej inerteve duke mos qenë në gjëndje të përballojnë sasine e shiut.
Problematike paraqitet situata dhe në Gjirokastër ku si pasojë e motit me shi dhe erë, disa fshatra kanë mbetur prej shumë orësh pa eneregji elektrike. Ndërkohë, në Sarandë janë pezulluar të gjitha lundrimet si pasojë e motit me erë të fortë dhe shtrëngata shiut. Vijimi i reshjeve të shiut mund të sjellë përkeqësim të situatës në vend.