Gjeorgjia është “hirushja” e këtij Evropiani.
Të injoruar, të cilësuar si më të dobëtit, gjeorgjianët e udhëhequr nga Kvaratshkelia dhanë një leksion karakteri, shpirti gare dhe vetëbesimi.
Gjeorgjia mundi 2-0 Portugalinë në fushë më Kristiano Ronaldo dhe Zhoao Feliks në vijën e parë të sulmit.
Kvaratshkelia dhe Mikautadze shënuan golat që i dhanë skuadrës kalimin në 16 më të mirat.
Gjeorgjianët e humbën ndeshjen e parë ndaj Turqisë pavarësisht se zhvilluan një futboll shumë cilësor, me raste dhe ritëm të lartë.
Barazimi me Çekinë rindezi shpresën ndërsa triumfi ndaj Portugalisë ishte qershia mbi tortë e një misioni në dulje të pamundur.
Në 16-she Gjeorgjia do të përballet me Spanjën pretendente për trofeun.