Granit Xhaka ndjeu një shqetësim muskular në fundin e ndeshjes me Italinë ndërsa burime nga stafi mjekësor i Zvicrës konfirmojnë se ai është në garë me kohën për të qenë i gatshëm për sfidën çerekfinale ndaj Anglisë.
Xhaka nuk është stërvitur në seancën e fundit ndërsa prania e tij për përballjen me anglezët mbetet në pikëpyetje.
Mungesa e Xhakës do të ishte një humbje e madhe për helvetikët pasi ai ishte pikë referimi për skuadrën e teknikut Murat Jakin në katër sfidat e para.