Mediat në Itali raportojnë se Fiorentina po ngulmon për të marrë Kristjan Asllanin në radhët e saj.
Vjollcët e Firences e shohin mesfushorin shqiptar si rregullatorin ideal për mesfushën.
Kërkesat e tyre kanë marrë përgjgje nga Interi pasi Bepe Marota u shpreh se Asllani mund të largohet nga zikaltrit vetëm nëse paguhen 35 milionë euro për kartonin e tij.
Ky cmim është vështirë i përballueshëm për një klub si Fiorentina e cila shpreson në një formulë huazimi.
Kristjan Asllani mbetet një alternativë për Hakan Çalhanoglunë, por në minutat që mori sezonin e fundit tregoi cilësi në fushë, ndërkohë që paraqitjet me Shqipërinë në EURO 2024 e kanë rritur sërish vlerën e tij në tregun e transferimeve.