U.S. President Joe Biden attends the first presidential debate hosted by CNN in Atlanta, Georgia, U.S., June 27, 2024. REUTERS/Marco Bello

Lloyd Dogger, kongresmeni amerikan nga Teksasi i kërkoi publikisht presidentit Xho Baiden të marrë vendimin e tërheqjes nga gara presidenciale. 

Sipas tij, paraqitja e Baiden në debat me Donald Tramp ishte aq e dobët sa presidenti aktual nuk ishte në gjendje të mbronte as arritjet e tij. Kongresmeni nënvizoi se vendimi është i dhimbshëm, po ai duhet marrë në kohë.

“Vendimi im për t’i bërë publike këto rezerva të forta nuk u mor lehtë dhe as nuk zvogëlon në ndonjë mënyrë respektin tim për gjithçka që ka arritur presidenti Biden”, tha ligjvënësi Doggett. “Duke patur parasysh se, në dallim nga Trump-i, angazhimi parësor i presidentit Biden ka qenë gjithnjë për vendin tonë, jo veten e tij, kam shpresën se ai do të marrë vendimin e dhimbshëm dhe të vështirë për t’u tërhequr. I bëj thirrje me respekt që ta bëjë këtë. Unë përfaqësoj zemrën e një distrikti të Kongresit të përfaqësuar dikur nga Lyndon Johnson-i”, vazhdoi ligjvënësi Doggett, i cili është demokrati numër dy në një komision me rëndësi në Dhomën e Përfaqësuesve. “Në rrethana shumë të ndryshme, ai mori vendimin e dhimbshëm për t’u tërhequr. Presidenti Biden duhet të bëjë të njëjtën gjë” – u shpreh kongresmeni demokrat.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *