Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, u shpreh se nuk kishte pritshmëri nga takimi i radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbahet nesër në Bruksel. Vuçiq theksoi se ai po shkonte në takim për të bindur perëndimin se Serbia nuk po i shmanget dialogut dhe është e interesuar për gjetjen e një zgjidhjeje. Kreu i shtetit serb ripërsëriti sërish kërkesat e tij për formimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe dhe anullimin e vendimit për targat. “Duhet ta formoni Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe duhet ta anuloni vendimin për targat.” – tha Vuçiq.

Takimi Kurti-Vuçiq mbahet nesër në Bruksel, pikërisht në ditën kur qeveria e Kosovës ka planifikuar nisjen e fazës për vendosjen e gjobave ndaj shtetasve serbë që refuzojnë konvertimin e targave të vjetra në ato RKS.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *