Vangjel Tavo mori mbështetjen e shumicës së Kryesisë së Partisë Socialiste duke u përzgjedhur si kandidati i kësaj force politike për zgjedhjet që do të mbahen më 4 gusht për kreun e ri të bashkisë së Himarës.
Aktualisht Tavo mban detyrën e Prefektit të Qarkut të Vlorës, ndërkohë që më parë ka ushtruar dhe detyrën e ministrit të Shëndetësisë si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Zgjedhjet në Himarë do të mbahen pasi KQZ-ja shpalli paligjshmërinë e mandatit të Fredi Belerit i dënuar me dy vite burgim për blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 Majit të vitit të kaluar.