Spanja dhe Franca kanë shfaqur dy fytyra krejt të ndryshme deri në këtë fazë ndërsa sonte do të kërkojnë një biletë për në finalen e Berlinit. 
Djemtë e Luis De la Fuentes janë shfaqur shumë më bindës në lojë dhe cilësi krahasuar me cinizmin dhe pragmatizmin e të besuarve të Didier Deshamp.

Sulmi spanjoll do të përpiqët të çajë prapavijën e fortë franceze, ndërkohë që “gjelat” pritet të tregojnë se krahas reparteve të tjera, funksionon dhe ai i sulmit, krejtësisht në hije deri në këtë fazë. 
Franca e Deshamp kërkon finalen e katërt në epokën Deshamp pas asaj të Evropianit 2016 dhe dy Botërorëve, Rusi 2018 dhe Katar 2022. 
Iberikët synojnë të tejkalojnë mungesën e përvojës në një përballje ku elementi psikologjik shpesh është vendimtar ndërsa klasi dhe talenti në organikën e tyre nuk mungon.

Historike do të jetë kjo përballje për Lamin Jamal. 16-vjeçari thyern çdo rekord duke qenë i pari në këtë moshë që e nis si titullar një gjysmëfinale të kampionatit evropian.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *