Spanja është finalistja e parë e Berlinit pasi dhuroi një tjetër ndeshje repertori ndaj Francës.
Djemtë e Deshamp morën epërsinë me golin e Kolomuani duke krijuar përshtypjen se spanjollët do e kishin të vështirë thyerjen e prapavijës së gjelave.
Por në skenë del sërish xhevahiri Lamin Jamal. 16-vjeçari realizon një perlë nga distanca duke mposhtur portierin Menjo.
Skuadra e De la Fuentes vijon të sulmojë dhe Dani Olmo shënon pas një veprimi të bukur teknik brenda zonës franceze.
Franca mundohet të reagojë deri në fund, por nuk ka qartësinë e duhur në fazën sulmuese.
Spanja prek me meritë finalen e së dielës ku pret fituesin e përballjes Angli – Hollandë.