Komentatori i njohur i futbollit në Itali, Rikardo Trevisani kritikoi Kristiano Ronalddon për paraqitjen në Evropian duke theksuar se ambienti i brendshëm në Portugali duhet t’i kërkonte tërheqjen. 

Sipas tij, mosha e Ronaldos është e duhura për të nisur karrierën e trajnerit dhe menaxherit sportiv, por jo për të luajtur futboll. Ai mori rastin e tërheqjess së Toni Kros si modeli ideal që një futbollist ofron për brezat. 

“Sa e dhimbshme që askush nuk ka guximin dhe personalitetin në Portugali t’i thotë Kristiano Ronaldos që kur njeriu shkon gati 40-vjeç duhet të bëhet trajner ose drejtues dhe jo të luajë Euro 2024.

Toni Kros që jep ende leksione futbolli vari këpucët. Njeriu nuk zvarritet drejt lavdisë personale me 0 gola në 5 ndeshje dhe me kushedi sa topa të goditur në tribunë pas porte.” – u shpreh Trevisani.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *