Trajneri i Hollandës u shpreh se goli i pësuar në fund nga Anglia ishte goditje e rëndë psikologjike për të besuarit e tij. Ai theksoi se tulipanët luajtën mirë në pjesën e dytë, ndërkohë që është i bindur se Anglia mund të fitojë trofeun pasi ka kualitet për të ndalur Spanjën në finalen e Berlinit.
“Ndjesia ishte se në 20 minutat e fundit ishim ekipi më i mirë, sulmuam më shumë. Por më pas ishte ‘knock out’- i në minutën e 90. Aty mbaroi. Është e vështirë për t’u pranuar. Mendoj se Anglia tregoi futboll të shkëlqyer në pjesën e parë. Nëse i shikoni ndeshjet, ndoshta Spanja luan më sulmuese, futboll të shkëlqyer nga pas, mbajtje e shkëlqyer e topit. Dhe tani duhet t’i ndalosh ata. Por Anglia është në finale dhe kanë mundësinë për ta fituar. Spanja luan në një nivel të lartë, por Anglia mund t’i ndalojë”, – është shprehur Ronald Kuman.