Kolumbia siguroi finale ne Kupës së Amerikës pasi mundi minimalisht 0-1 Uruguajin në një përballje të luftuar deri në sekondat e fundit.
Lerma shënoi të vetmin gol të sfidës për kolumbianët pak minuta para fundit të pjesës së parë.
Në përfundim të kësaj pjese kolumbianët marrin një karton të kuq duke e luajtur pjesën e mbetur të ndeshjes me 10 lojtarë. Uruguajanët sulmojnë dhe krijojnë raste shënimi, por nuk arrijnë të konkretizojnë.
Më 15 Korrik, Kolumbia sfidon në finale Argjentinën e cila mposhti në gjysmëfinale Kanadanë 2-0 me golat e Alvarez dhe Mesi.