Mediat në Rusi shkruajnë se sulmuesi i kombëtares shqiptare po kërkohet nga skuadra e Kaljarit në kampionatin italian.
Ekipi nga Sardenja ka paraqitur një ofertë zyrtare pranë klubit rus të Rubin Kazanit ndërkohë që këta të fundit po vlerësojnë propozimin për shitjen e sulmuesit.
26-vjeçari pati një sezon të mirë me klubin rus duke shënuar 10 gola, por prania e tij në skuadër është vështirësuar pas asaj çka ndodhi në Euro 2024 ku sulmuesi u pezullua pas thirrjeve të cilësuara si raciste pas përfundimit të përballjes me Kroacinë.