Evropa kurorëzon sonte kampionen e saj të re në një përballje Spanjë-Angli me pritshmëri të larta për luftë sportive në fushën e blertë.
Spanjollet e Luis De la Fuentes kërkojnë Evropianin e katërt ne histori ndërsa paraqitjet e tyre në këtë turne mbeten të një niveli shumë të lartë.
Gjenerata e re e “Furisë së Kuqe” sapo ka hapur një cikël së paku dhe për një dekadë ndërkohë që tekniku dhe vetë lojtarët shprehen optimist se do të kthehen në Madrid me trofe.
Në kampin anglez pritshmëritë po ashtu janë të larta.
Trajneri Gareth Sauthgejt beson se pritja 58-vjeçare për një trofe duhet të marrë fund sonte ndërsa thekson se në finale nuk mund të ketë parashikime pasi në të mund të ndodhë gjithçka.
Sipas tij, finalet janë ndeshje të një formati tjetër dhe në to nuk ka favoritë.
“Tre Luanët” luajnë gjithçka për Evropianin e tyre të parë në histori, të vetëdijshëm se përballë kanë ansamblin e talenteve më cilësorë në Evropë.