Përfaqësuesi i Partisë Demolratike pati akuza të rënda për drejtuesin e SPAK-ut duke u shprehur se urdhër-arrestet për inceneratorin e Tiranës ishin vetëm një shfaqe e shëmtuar mediatike, pasi askush nuk përfundoi në pranga.
‘Pritën sa të ikte dhe njëri nga Shqipëria, sepse ishte njëri në Shqipëri dhe më pas SPAK nxori urdhër-arrestet, që të iknin të gjithë. Është mbase dështimi më spektakolar ndonjëherë i ndonjë prokurorie, se sa ka pasur në këtë rast Altin Dumani, personalisht ai dhe SPAK.
Dumani del në media dhe flet për suksese, arritje të prokurorisë.
I janë drejtuar atij personalisht, me mijëra faqe dokumente, fakte, prova në raport me grupin e strukturuar kriminal tek inceneratori i Tiranës dhe te ‘5D’. Them personalisht, sepse edhe ai është në dijeni dhe nuk është se kjo çështje ka shpëtuar nga vëmendja e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
Tre javë më parë ka dalë lajmi se po lëshoheshin 22 masa ndalimi, për inceneratorin e Tiranës, ku brenda aludohej se ishte edhe Erion Veliaj dhe grupi i tij i ngushtë. Dhe pritej të ndodhte hataja. Befas të nesërmen SPAK nuk mohoi masat, por tha nuk ka pasur informacion.
Gjyqtarja Irena Gjoka nuk firmosi urdhër-arrestet dhe për të bërë një negociatë me të dhe për të larë një borxh me Erion Velianj, për të kaluar vetingun dhe jemi sot në situatën, ku nuk e di, për faj të Irenës apo SPAK, por sot kemi të bëjmë me një dështim spektakolar të të reformës në drejtësi, organeve ligjazbatuese dhe SPAK në mënyrë të veçantë.
Ti si SPAK lëshon 8 masa dhe mjafton të futesh në sistemin TIMS dhe shikon se asnjë nuk e ke në Shqipëri, kjo është një tallje me opinionin qytetar.” – u shpreh aBelind Këlliçi.