Mark Ogden, gazetar i “ESPN” shkroi se ishte dëshmitar i një debati mes mesfushorit dhe trajnerit të Anglisë.
I ndodhur afër stolit anglez, gazetari shkruan se Belingami i kërkoi trajnerit të ndërhynte me zëvendësime duke i lënë të kuptojë se problemi ishte Heri Kejn, krejtësisht jashtë forme.
“Pak para se Kejn të hiqej nga loja, Belingam e humbi toruan me Garet Sauthgejt në anë të fushës, duke i sinjalizuar “ndrysho diçka, bëj diçka” dhe pastaj Kejn u hoq nga fusha. Sapo Kejn doli dhe Uotkins u fut e pastaj edhe Kol Palmer, Anglia luajti shumë më mirë.” – shkruan gazetari.
Sipas tij, shanset që Sauthgejt të qëndrojë janë të pakta pasi raportet e tij me disa nga lojtarët janë thyer.