Donald Tramp shkroi se pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas.
Sipas tij, Volodimir Zelenski e përgëzoi për nominimin si kandidat për president dhe dënoi atentatin e kryer ndaj tij në Pensilvani.
Donald Tramp rishprehu sërish bindjen se ai do e ndalojë luftën në Ukrainë sapo të rimarrë drejtimin e SHBA-ve për të dytën herë.
“Presidenti Zelenski i Ukrainës dhe unë patëm një telefonatë shumë të mirë sot. Ai më përgëzoi për Konventë Kombëtare Republikane. Ai gjithashtu dënoi atentatin e tmerrshëm të shtunën e kaluar dhe vuri në dukje se populli amerikan u bashkua në frymën e unitetit gjatë këtyre kohëve. Do t’i jap fund luftës që ka kushtuar kaq shumë jetë dhe ka shkatërruar familje të panumërta, të pafajshme. Të dyja palët do të jenë në gjendje të bashkohen dhe të negociojnë një marrëveshje që i jep fund dhunës dhe hap një rrugë përpara.” – shkroi Tramp në një postim në rrjetin social “Truth”.