Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ndalua me 17 korrik në pikëkalimin kufitar të Jazhinicës bazuar në një fletëarresti nga shteti i Serbisë me anë të Interpol Serbia.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidë dhe qytetarë kërkojnë lirimin e Ramadanit.
Ata u mblodhën para Gjykatës Themelore të Shkupit duke e cilësuar të paligjshëm mbajtjen në qeli të ish-ushtarit të UÇK-së.