Njohësi amerikan i çështjeve ballkanike thekson se një fitore e mundshme e Kamala Harris në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të mirëpritej aspak në Serbi.
Sipas tij, Harris mund të ketë për Kosovën të njëjtën qasje si për Ukrainën ose Tajvanin duke mos çuar përpara orekset territoriale të Serbisë.
“Ajo s’ka gjasa të jetë simpatizuese ndaj Asociacionit të Komunave me shumicë serbe apo autonomisë së Republika Sërpskas. Dikush duhet ta këshillojë herët dhe shpesh se të dyja janë të këqija. Për të Kosova duhet të ketë rëndësinë e Ukrainës apo Tajvanit.” – shprehet Server.