Mirlind Daku e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri me Rubin Kazanin në Rusi.
Skuadra e tij fitoi 2-4 në transfertën ndaj Pari NN, sfidë në të cilën qendërsulmuesi i kombëtares shënoi golin e barazimit 1-1 dhe asistoi në atë të përmbysjes 1-2.
Djaloshi nga Gjilani rigjen profilin e tij të golshënuesit pas polemikave të shumta që sollën koret e tij në EURO 2024 në fundin e ndeshjes me Kroacinë.