Lajmin e dha minisitrja e Shëndetësisë e cila tha para gazetarëve se krahas barnave të reja, pjesë e rimbursimit do të jenë dhe fishat diabetike për matjen e glicemisë.
“Deri më sot ne rimbursojmë fishat e diabetit për të gjithë ata pacientë të cilët vuajnë nga sëmundja diabetike, nga mosha 0-25 vjeç si dhe për të moshuarit dhe pensionistëve mbi 65 vjeç. Me vendimin më të fundit ne shtojmë mbulimin me fishat e diabetit falas dhe për dy target grupe shumë të rëndësishme: për invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar. Janë mijëra invalidë pune që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe rreth 1.500 persona me aftësi të kufizuar që do të përfitojnë falas fishat e diabetit.” – theksoi Albana Koçiu.