“Gazzetta Dello Sport” shkruan se klubi mbretëror po punon për afrimin e qendërmbrojtësit gjerman.
Sipas artikullit, madrilenët janë në kërkim të një përforcimi në qendër të prapavijës pas largimit të Naços dhe dëmtimit të Alabas.
Vetëm Rudiger dhe Militao nuk mjaftojnë për sezonin e gjatë, ndërkohë që rekordmenët e Evropës synojnë të afrojnë një mbrojtës me përvojë si 35-vjeçari gjerman.
Humels u largua nga Borusia e Dortmundit pas 13 vitesh dhe për momentin është pa ekip.