106 minutat e përballjes Argjentinë-Marok u mbyllën 2-2 në ndeshjen e vlefshme për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Gjyqtari i drejtoi lojtarët drejt dhomave të zhveshjes, ndërsa u njoftua se ndeshja u ndërpre nga fishekzjarret e hedhura në fushë nga tifozët.
Gjyqtari urdhëroi ekipet të rikthehen në fushë dy orë pasi ndeshja kishte përfunduar. Pas rikthimit në fushë, arbitri kryen shenjën e VAR-it duke anuluar golin e dytë të Argjentinës dhe duke i dhënë fitoren Markout.
Rasti ka ngjallur polemika dhe satirë pasi cilësohet si precedent unik në historinë e futbollit.