Ish-presidenti amerikan shkroi në rrjetin e tij social se nëse Irani arrin ta eliminojë fizikisht, kundërpërgjigja e SHBA-ve do të ishte shumë e dhimbshme.
Sipas tij, nëse vendi I tij nuk do të reagonte në një skenar të tillë, drejtuesit e shtetit do të shiheshin kudo si frikacakë.
“Nëse ata e vrasin Presidentin Tramp, që është gjithmonë një mundësi, unë shpresoj se Amerika do ta zhdukë Iranin, do ta fshijë atë nga faqja e dheut. Nëse nuk e bëjnë, udhëheqësit amerikanë do të shihen si frikacakë.” – thekson Tramp në rrjetin “Truth”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu tha gjatë fjalimit të së mërkurës në Kongresin Amerikan se shërbimi sekret i vendit të tij së fundmi kishte marrë informacione për angazhimin e Iranit në përpjekjen për të vrarë Donald Tramp.