Presidenti i Turqisë i cilësoi si të papranueshme dhe humbje totale të arsyes duartrokitjet e ligjdhënësve amerikanë gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit në Kongres.
Sipas tij, Benjamin Netanjahu ka në duart e tij gjakun e mbi 150 mijë të vrarëve në Gaza dhe mbështetja për të do të thotë mbështetje për Hitlerin e ditëve tona.
“E gjithë bota shikoi dhe pa se si një vrasës gjenocidal u duartrokit në Kongresin amerikan. Mendoni për ata që vranë pothuajse 40 mijë fëmijë, gra dhe të moshuar. Dhoma e Përfaqësuesve i duartroket. Kështu të themi, ata që i mësojnë të gjithë botës për demokracinë dhe të drejtat e njeriut nuk kanë asnjë shqetësim për të pritur Hitlerin e kohës me nderime.” – tha Erdogan.