Zjarri i rënë në Shëngjn doli jashtë kontrollit në orët e para të mëngjesit pavarësisht punës së 20 mjeteve për shuarjen e tij.
Përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit po vijojnë me helikopterë që po punpjnë nga ajri për shuarjen e flakëve.
Një numër i lartë mjetesh dhe personeli nga shtabet e emergjencave të qarqeve Shkodër dhe Lezhë ndodhen në vendin e ngjarjes prej shumë orësh.
Zjarri është përhapur në mënyrë të konsiderueshme dhe tashmë rrezikon seriozisht shumë banesa dhe biznese të zonës.