Qendërmbrojtësi Italian u prezantua te Arsenali pasi topçinjtë e Londrës paguan 45 milionë euro për kartonin e tij.
22-vjeçari pati paraqitje të mira me Bolonjën në Serinë A dhe spikati me Italinë në Euro 2024..
Në daljen e parë para mediave angleze ai u shpreh se ka ardhur në Londër për trofe dhe se stilin e lojës e ka të ngjashëm me Xhon Stons të Mançester Sitit.
“Kam ëndërruar që fëmijë të luaj këtu. Do të jap gjithçka për të sjellë trofe në këtë klub. Në fushë kam karakteristikat e Xhon Stons. Besoj se kam ardhur në një ekip të madh.” – tha mbrojtësi Italian.