Pa kufjet e mëdha rreth veshëve, pa vizoren fokusuese mbi sy dhe syzet e posaçme, vetëm me tapa në vesh, syze optike dhe dorën në xhep.
E tillë ishte paraqitja e Jusuf Dikeç, medalistit të argjendtë në disiplinën e qitjes në Lojërat Olimpike të Parisit.
Ish-pjesëtari i xhandarmërisë turke i habiti të gjithë ndërkohë që pas medaljes së argjendtë foli shkurt.
“Nuk i kam të nevojshme pajisjet ndihmëse. Shumica e qitësve gjuajnë vetëm me njërin sy, unë e bëj me të dy.” – tha Dikeç për mediat.