Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut shkroi në rrjetet sociale se BDI-ja po manipulon me incidentin e presidentes së Kosovës në aeroportin e Shkupit.
Sipas Arben Taravarit, një situatë e ngjashme i ka ndodhur dhe ish-kryeministrit teknik, Talat Xhaferi, por BDI asokohe nuk shprehu kurrëfarë indinjate.
Mediat në Maqedoninë e Veriut raportuan se sigurimi i aeroportit të Shkupit u përpoq t’i merrte telefonin personal presidents së Kosovës, Vjosa Osmani, situatë e cila solli tensione.
Presidenca e Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme e dënuan rastin duke e cilësuar si të pahijshme sjelljen ndaj Osmanit në aeroportin e Shkupit.