Njoftimin e bllokimit të platformës sociale e dha Autoriteti Kombëtar i Teknologjisë së Informacionit duke mos dhënë hollësi për vendimin.
Një zyrtar i lartë i këtij sektori kritikoi platformën e njohur sociale pasi kjo e fundit vendosi të bllokojë mesazhet e ngushëllimit për Ismail Henayeh, lideri i Hamasit që u vra nga Izraeli në Iran.
Ky vendim u cilësua si i papranueshëm nga zyrtari turk, ndërkohë që bllokimi i platformës në Turqi po shihet si kundërpërgjigje ndaj vendimit për moslejimin e ngushëllimeve pas vrasjes së drejtuesit të Hamasit.