Kaljari duket i vendosur për të nënshkruar me Mirlind Dakun. Skuadra e Serisë A ofroi 3 milionë euro për sulmuesin në muajin korrik, por oferta u refuzua nga Rubin Kazani.
“Sky” raporton se drejtuesit e ekipt nga Sardenja kanë nisur një ofertë të dytë për 26-vjeçarin duke ofruar 8 milionë euro, 5 për nënshkrimin dhe 3 në formën e bonuseve.
Klubi rus pritet të vlerësojë këtë ofertë ndërsa shanset që Daku të jetë pjese e Serisë A sa vijnë dhe shtohen.